‘Të kam tradhtuar dhe mirë ta kam bërë’, burri ia thotë troc gruas në emision

Në rubrikën “Shihemi Në Gjyq” u trajtua një çështje mjaft delikate mes dy bashkëshortësh. Të dy janë nga Korça por prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Belgjikë.

Bëhet fjalë për një shtëpi po në qytetin e Korçës, pronësia e së cilës ka shkaktuar që çifti të mos jetojë së bashku prej 4 vitesh. Zhulieta e ka përzënë bashkëshortin nga banesa pa marrë as rrobat e tij me vete. Më pas ai ka shkuar të qëndrojë në një banesë sociale.

Në certifikatën e pronësisë rezulton vetëm emri i kunatës së bashkëshortit gjë që ka shkaktuar një konflikt i cili nuk po gjen zgjidhje prej kohësh. Zonja Zhulieta tha se dyshonte për tradhëti dhe i shoqi e pranoi publikisht pa asnjë pendesë.

Zhulieta: Unë jam Zhulieta Avdi, lindur dhe rritur në Korçë dhe banuese në Belgjikë. Këtu më ka sjellë një problem shumë i madh që prej vitesh e kam përbrenda. Këtu kam ardhur për zotërinë i cili më ka sjellë në këtë bankë.

Astrit: Si s’të vjen turp nga vetja. Për çfarë më ke sjellë ti mua këtu?

Zhulieta: Të lutem shumë më lër të shpjegohem.

Astrit: Nuk të lë të shpjegohesh, përse më ke sjellë ti mua këtu moj zonjë?

Zhulieta: Të kam sjellë se e di shumë mirë përse të kam sjellë. Të kam sjellë për atë që i ke falur shtëpinë. Të cilën ne e kemi blerë me shumë mundime. Ti duhet të sqarosh tani si e ke bërë këtë punë. Ti i ke dhënë krahë atyre, je bërë njësh me palën tjetër dhe neve na ke lënë nën hije. Duke ditur që shuma e parave ka dalë nga kjo kockë.

Astrit: Zonjë e nderuar, kam bërë një kontratë me noteren dhe është emri im.

Zhulieta: Çfarë kontrate mor djalë? Këtu figurojnë dy emra. Je ti është edhe Donika. Kush është Donika për ty?

Astrit: Ka mundësi ta shikoj pak?

Zhulieta: Ta shikosh. Urdhëro. Edhe hapi sytë mirë shikoje e lexoje edhe studioje. Çfarë është kjo?

Astrit: Merre. Më sill ti mua, paskam nënshkruar unë edhe ka dalë ajo! Sesi i ka bërë ajo punën as s’më intereson fare. Kontratën e kam bërë unë.

Zhulieta: Por kjo çfarë është more i dashur? Figuron emri i Donikës nuk figuron emri im. Më thuaj kë ke grua se më vjen dhe rëndë ta them. Kë ke grua, ke atë apo më ke mua? Thuaja zonjës Eni e zotit Ardit.

Astrit: Çfarë dyshon ti?

Zhulieta: Po dyshoj, besoj për tradhti zonja Eni.

Eni Çobani: Dyshon për tradhti bashkëshortore. Është e vërtetë?

Astrit: Anën juridike jua kam lënë dhe besuar juve për t’u përgjigjur për anën juridike.

Eni Çobani: Tani më fal, ke marrëdhënie me këtë zonjën ti apo jo?

Astrit: Di unë sesi ka vajtur ai emër zonja Eni.

Zhulieta: Ti duhet të japësh shpjegime në radhë të parë, mua që të kam sjellë këtu edhe zonjës Eni.

Eni Çobani: O Astrit e ke tradhtuar bashkëshorten ti se dy fjalë janë, po jo?

Astrit: E kam tradhtuar. Mirë ia kam bërë. Po e them publikisht këtu. Mirë ia kam bërë!

Zhulieta: Si nuk të vjen zor nga vetja që nxjerr këto fjalë? Kemi 40 vjet martuar, ku vajtën ato 40 vite? Të besova paranë të blije shtëpi për fëmijët, për veten, të rrinim dhe ne si të gjithë njerëzit.

Loading...