Të këput shpirtin, e gjithë bota është duke folur për këtë foto

Disa fotografi tronditëse janë shkrepur sot nga bregu i Libisë në Zuwara. Trupa të pajetë fëmijësh janë nxjerrë në breg pas fundosjes së një varke me emigrantë. Mesa duket, kriza e emigracionit në kufijtë evropianë shkaktoi edhe një herë një krizë humanitare.

Me publikimin e pamjeve tragjike në mediat sociale, me mijëra komentues shkruajnë se ngjarja u kujton Aylan-in e vogël.
Pasi fotot u bënë virale, Organizata e Kombëve të Bashkuara në një deklaratë bëri të ditur se nuk dihet ende se kur janë larguar viktimat nga Libia dhe se çfarë u ndodhi varkave me të cilat po lundronin.

Rreth 630 emigrantë kanë ndërruar jetë në përpjekje për të arritur në Evropë përmes Mesdheut vetëm këtë vit sipas agjencisë së OKB për emigracionin.

Loading...