“Të korrigjohet himni dhe flamuri i Kosovës”. Per cfare behet fjale?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka hedhur idenë e korrigjimit të himnit dhe të flamurit të Kosovës. Aliu ka folur edhe për ndeshjet e futbollit, duke thënë se edhe në të kaluarën ekipet sportive i kanë mobilizuar shqiptarët për kauza të rëndësishme.

“Ne duhet t’i gëzohemi suksesit të përfaqësueses së Kosovës. Por, perfekte do të ishte të ndryshojë himni dhe flamuri, dhe le të luajnë të dyja shtetet… Të korrigjojmë atë çfarë kemi të imponuar dhe kjo do të ishte e duhura”, tha ai.

Aliu pohoi se ka ende kohë që Kuvendi të reflektojë për të ndalur Hashim Thaçin. “Tashmë duhet të ndalemi dhe të reflektojmë. Të ndalim Hashim Thaçin sepse po e shohim se çfarë është në gjendje të bëj. Kur do të arrijmë të ndalim atë, pastaj do të kemi situatë krejtësisht tjetër. Ai moment do të jetë fillimi i kësaj kthese që ne po flasim”, tha ai.

Loading...