Te lëmi në dritë të hënës, dëgjove zërin e mëmës – Nga Anastas Qirici (Krijuesit e Labërisë)

Te lëmi në dritë të hënës.

***
Te lëmi i rrumbullakët ,
preva litarin me shpatë ,
hingëllijnë kuajt zeqatë,
pyes ,miken a e patë.
*
Atë miken leshra gjatë ,
hipur mbi kuajtë zeqatë,
ma ka lënur buzën thatë,
pse s,më del këtej një natë .
*
Dorën për mbi herjele,
nuk e di se ç,mëndje ke,
vërvitu e zbrit nga kali,
të pret në duar ky djali.
*
Të lëmi në dritë të hënës ,
dëgjove zërin e mëmës
nga frika dole në udhë,
s,të putha do të në buzë ,
*
Me ca rrezhda të mëndafshta,
të ra shamija nga qafa,
u ngjita në lëmë dhe unë,
me ne s,ka më njeri punë.
*
Si dy pëllumba të bardhë,
ti mbi kalë e unë mbi kalë,
hergjele s,kemi fre fare,
do hamë dhe dy tre livadhe.
*
***Nga Anastas Qirici 02,05,2019,!!

Loading...