Presidenti Ilir Meta ka reaguar serish diten e sotme ndaj akuzave qe i beri ish kryeministri Fatos Nano pak dite me pare.
Në një deklaratë për mediat tha se partitë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të garojnë me figura me integritet.
“Zero komente për zero zero dhe të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon”, tha Meta, pas vizitës së tij në Myftinë e Korçës ku ndoqi një seancë për dhurimin e gjakut.” dhe ne dalje u pyet për akuzat e fundit të Fatos Nanos.
Meta vuri ne dukje se 25 prilli do të jetë një referendum më i rëndësishëm dhe se do të fitojë e ardhmja evropiane e Shqipërisë.
Edhe pak dite me pare gjate vizites ne Shkoder, Meta eshte pyetur per deklaratat e Nanos, por ka thene se nuk ka koment per ate qe e ka cilesuar si efekti zero i deklaratave te ish kryeministrit.