Prej më shumë se 3 orësh, Lefter Zhidro, me origjinë nga Saranda po mban ‘peng’ qytetin e Elbasanit, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar banesën e tij.
Mësohet se ka disa minuta që vajza e tij, po negocion përmes telefonit me të atin për ta bindur që të dorëzohet.
Floresha, e cila ka bërë denoncimin sot e ka kërkuar ndihmë nga policia, pas një konflikti, është gruaja e tretë e tij, me të cilën prej kohësh rezulton i divorcuar.
Një djalë i tij jeton i vetëm, ndërsa një djalë tjetër i jeton në Norvegji. Gruaja e trete, Floresha ka vetëm një vajzë me të, e cila ka telefonuar të atin.
Prej me shumë se 3 orësh një 71-vjeçar është rrethuar nga policia në shtëpinë e tij në lagjen 11 Nëntori, në Elbasan për shkak se ka qëlluar me breshëri automatike, ndaj një patrulle, ku nga të shtënat mbetën të plagosur dy kalimtarë të moshës 21 dhe 22 vjeç.
I moshuari Lefter Zhidru, ka pasur fillimisht një konflikt me bashkëshorten e tij, e cila kishte njoftuar policinë. Ndërsa pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat speciale RENEA., të cilat pritet të ndërhyjnë.
Burime bëjnë me dije se është ndërprerë energjia elektrike në gjithë zonën ku është vendosur perimetri i sigurisë. Pritet nga minuti në minut ndërhyrja me metoda të sofistikuara brenda banesës ku ndodhet 71 vjeçari. Në Elbasan konfirmohet prezenca e çdo agjensie përkatëse qoftë e për ndërhyrjet, dialogun, anti-eksplozivin etj. Në operacion të angazhuar persona me pozita të larta në policinë e shtetit.