Të m.bytur në borxhe dhe pa bukë, familja në Fushë-Arrëz lutet për vaktin e radhës: Ju lutem na ndihmoni!

Dimri dhe temperaturat e ulta që kanë mbërthyer kryesisht Veriun e vendin e vështirësojnë edhe me jetën e familjeve të varfra.

V.dekja e kryefamiljarit vetëm pak ditë më parë, pensioni i të cilit ishte e ardhura e vetme e familjes duket se ka lënë në mëshire të fatit Ishe Tafilin dhe dy vajzat e saj, njëra prej të cilave e divorcuar, e cila është kthyer në familje bashkë me fëmijën pas dh.unës së pamëshirë mbi të.

Familja e cila jeton në qytetin e varfër të Fushë-Arrëzit po e mban frymën gjallë vetëm përmes borxheve, të cilat nuk din se kur do të mund t’i shlyejnë, teksa jetojnë në një banesë, e cila është tejet e amortizuar, e brenda të cilës ka deportuar lagështira. Por sfida me e madhe duket se në këtë dimër për këtë familje është ushqimi.
E zonja e shtëpisë, Ishja tregon se sikur të mos i mjaftonte situata në të cilen ndodhet, fatura e energjisë për të cilën pretendon se mbi faturohet ja ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen.

Familja Tafili në Fushë-Arrëz jeton në mëshirë të fatit teksa veç të ftohtit sfidues, ëndrra e çdo çasti mbetet ushqimi, mungesa e të cilit përbën dhe dramen e familjes në Veri të Shqipërisë, në të cilën shpresa ka humbur e të gjithë luten për vaktin e radhës, aq sa për të mbajtur frymën gjallë.

Loading...