Folën gjatë atë natë,
Në betim e kish vënë ajo,
-Të ma sjellësh para duarve
zemrën e nënës,
nëse më do!
Dhe ai,
si i marrosur vrapon për te ajo…
I shkul zemrën kraharorit t’nënës që flijohej për të.
Shpejton për t’ia dhuruar
shpirtit tjetër që e do.
Rrugës,
diku rrëzohet bashkë me zemrën në dorë…
Zemre nënës bëri gojë,
-Mos u vrave biro!?
Anila Ahmataj
Loading...