‘Të merren masa ekstreme’/ Sëmundja afrikane po godet Europën! Anglia, Spanja dhe Portugalia në alarm

Europa po përballet më përhapjen e një sëmundje të re. Bëhet fjalë për “Monkeypox”, ose ndryshe Lija e Majmunëve. Lija e majmunëve është zbuluar në Portugali dhe Spanjë në atë që mund të jetë shpërthimi i parë global i sëmundjes së rrallë, shkruan Daily Mail.

Spanja po monitoron 8 burra që besohet se janë infektuar me linë e majmunëve. Të tetë burrat që janë infektuar janë homoseksualë ose biseksualë, sipas mediave lokale. 5 burra kanë rezultuar pozitivë në Portugali dhe të paktën 15 raste dyshohen se janë të infektuar me virus sipas autoriteteve të vendit.

Të infektuarit janë të meshkujt të rinj, por ende nuk dihet se si janë infektuar me virus.

Deri me tani, personat që ishin të infektuar me linë e majmunëve ishin persona që kishin udhëtuar jashtë apo nga të afërm që ishin kthyer nga vendet e Afrikës, ku virusi tashmë është bërë endemik.

Por ekspertët tani kanë frikë se po përhapet më gjerësisht për herë të parë, pasi shtatë britanikë u diagnostikuan me sëmundjen e rrallë gjatë dy javëve të fundit. Gjashtë prej tyre duket se janë infektuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Dr Simon Clarke, një mikrobiolog në Universitetin e Reading, tha për MailOnline se dyshon se rastet në Mbretërinë e Bashkuar besohet se janë më dhjetëra. Por ai këmbënguli se sëmundja nuk do të përhapet si Covid, duke shtuar: “Do të habitesha nëse do të regjistroheshin më shumë se 100 raste në Britani”.

Rajonet në të gjithë Spanjën janë vënë në alarm pas njoftimit të tetë rasteve të dyshuara në Madrid. Pritet ende konfirmimi nga Qendra Kombëtare e Mikrobiologjisë, por shefat e shëndetësisë kanë paralajmëruar të tregojnë kujdes.

Fernando Simón, një mjek tha se “nuk ka të ngjarë që lija e majmunëve të përhapet masivisht por gjithsesi nuk duhet ta përjashtojmë si mundësi. Spanja u ka bërë thirrje komuniteteve që të njoftojnë shërbimet shëndetësore publike ‘urgjentisht’ për pacientët me simptoma.

Loading...