Arben Abazaj
TE FALA NGA CMENDURIA!
Burgjet jane plot dhe krimi mbush rruget, sheshet, vatrat dhe familjet Shqiptare, cdo centimeter te tokes Shqiptare, cdo qelize te jetes Shqiptare!
Perse ndodh kjo?!
Pa u shuar mire jehona e nje ngjarje krimi, nje tjeter ze e ushton fort ne ndergjegjen tone, edhe me e madhe edhe me therese edhe me e frikshme!
Kujt i intereson te mbjelle krimin ne kete vend?!
Te gjendur nen nje intesitet te larte te krimit, te terrorit dhe te varferise ekstreme, Shqiptaret jane detyruar te heshtin te struken te bejne aleance me te keqen e te luten ne Zot per dite me te mira pasi shpresa per dite te tilla prej shtetit i ka braktisur me kohe!
Krimi, tashme jo vetem eshte bere menyre jetese per pjesen e mire te plotikaneve te ketij vendi, por ka arritur drejtpersedrejti te kete perfaqesuesit e tij jo vetem ne politike, por edhe ne te gjitha institucionet shteterore dhe shoqerore duke filluar qe nga Parlamenti!
Po qytetaret kush i perfaqeson?!
Te mjeret qytetare!
Te mjere ata qe shesin voten per nje thes miell!
Te mjere ata qe u lepihen politikaneve per nje vend pune, pune qe nuk te con me shume se te buka e gojes dhe ate shpesh e arrin po “nxore” ndonje lek nen dore!
Te mjere ata qe mendojne se jane ne rregull me heshtjen e tyre e harrojne se edhe ata po i paguajne haracin krimit deri me nje, me gjithe kamata!
Te mjere ata qe perpiqen per ndryshimin, japin nga vetja, sakrifikojne nga vetja e tyre per te ngritur ndergjegjen qytetare ne kete vend, keta paguajne dyfish, keta jo vetem paguajne sa te tjeret, por duke qene te ekspozuar para krimit u duhet te paguajne edhe ndeshkimin e tij, ndeshkim qe kerkon t’i bej shembull para gjithe shoqerise duke ushtruar jo vetem format barbare te egzekutimit, por edhe me mjetet dhe levat e vete shtetit!
E ketu krimi kap majat e tij te organizimit! Shteti e shtetaret i vihen ne sherbim, per hir te ruajtjes se pushtetit! Ketu nuk flitet me per drejtesi e as per arsye, ketu gjithshka reale, gjithe permasat e realitetit ketu permblidhen te vrasja, ta arma, te tritoli!
Po si mund te dilet nga ky realitet? Si mund te ndryshoje kjo gjendje?! A kemi vertet mundesi t’i ndryshojme gjerat?!
Ketij vendi nuk i kane munguar kurre idealistet, ata qe kane ditur te ndezin driten e shpreses edhe kur erresira me shkelqimin e saj mediatik ka verbuar e pushtuar cdo skute! Nuk i mungojne as sot! Ata ende po perpiqen ta fitojne me paqe, ate cfare batakcinjte e mbrojne me arme e me gjak!
A do munden keshtu?
Ka vetem nje mundesi qe keshtu te arrihet dicka! Te ngrihemi te gjithe se bashku, nje ze, nje trup, nje qendrim, perballe horrave qe na kane uzurpuar gjithe mundesite qe edhe ne kete vend jeta te kete dinjitetin e saj dhe njerezit te jetojne me po ate dinjitet si ne mbare Europen! Nese nuk thyejme heshtjen dhe indiferencen, do vazhdojme te paguajme pasoja edhe me te renda ndaj krimit!
@laberianews