Të njohim jetën dhe veprën e dëshmorit Hamza Malo Qejvani

8 SHKURT 1944 – 8 SHKURT 2020

NË KUADËR TË RUBRIKËS “TË NJOHIM DËSHMORËT E KALLARATIT”, LE TË NJIHEMI ME JETËN DHE VEPRIMTARINË E DËSHMORIT, HAMZA MALO QEJVANI, RËNË MË 8 SHKURT 1944 NË QESARAT TË LUNXHERISË.

Hamzai u lind në Kallarat më 2 tetor 1926 në një familje me ndjenja të theksuara atdhetare e liridashëse. Në vitin 1943, ashtu si shumë burra dhe djem kallaratas, bashkohet me çetën “Mumin Selami”. Ka qenë anëtar i Rinisë Komuniste. Në gusht 1943 kalon në çetën “Hajredin Tremishti” dhe më vonë në Brigadën VI Sulmuese, duke marrë pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara nga kjo brigadë. Më 8 shkurt 1944 vritet në Qesarat të Lunxhërisë, në luftime me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.

Qoftë i paharruar emri dhe kujtimi i Tij!

Marrë nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

Loading...