Të prehesh në paqe Gani Mezini Të prehesh në paqe Kampion. Sot ndëroi jetë kampioni i madh Gani Mezini, bir i një prej familjeve me tradita të larta patriotike dhe intelektuale të Vlorës.
Nipi i Abaz Mezini, Kryetar i parë i Bashkisë Vlorë, në shtëpinë e të cilit në Vlorë u bënë mbledhjet më të rëndësishme në mbështetje të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ismail Qemalit.
Gani Mezini ishte kampion në sport dhe në qytetari. Titullin e tij të parë e fitoi në Spartakiadën Kombëtare të Pionierëve, në vitin 1959. “Qytetar Nderi i Vlorës” Në 10 sportistët më të mirë vlonjatë të shekullit XX! Në 100 sportistët më të mirë shqiptarë të shekullit XX! I pari “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në Vlorë.
Fitues i disa medaljeve të Arta dhe tituj kampion kombëtar në sportin e gjimnastikës. I dekoruar në prill të vitit 2019 nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh i Sportit”. Pa mëdyshje konsiderohet legjenda e gjimnastikës shqiptare.
Trajner kampionësh. Në drejtimin e tij sportet e Vlorës në vitet 80-të arritën majat në nivele kombëtare. Drejtues në vite në disa shkolla të qytetit si dhe drejtues për një kohë të gjatë i klubit shumësportësh “Flamurtari”. Mësuesi i talentuar i historisë. Lamtumirë Profesor Gani Mezini. Nga Ergys Alushi.