‘Të rinjtë, as në punë dhe as në shkollë’, ekspertët: Nuk pranojnë paga të ulëta

Të rinjtë në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë. Në të dhënat e fundit të INSTAT, për mirëqenien e adoleshentëve për vitin 2021, thuhet se 32% e 20-vjeçarëve nuk ishin në shkollë dhe as në punë.

Ndërkohë grupmosha 20-24 vjeç, nuk kanë asnjë formim profesional. Madje nuk nxiten as nga tregu i punës, për të siguruar të ardhura.

“Të rinjtë e sotëm janë të edukuar dhe e kuptojnë shumë mirë vlerën që ato kanë, pra të bëjmë një krahasim. Të rinjtë e sotëm e dinë se çfarë duan dhe nuk janë të gatshëm për të pranuar çdo lloj pune vetëm për të marrë një pagesë e cila nuk do t’i mbulojë, të themi, as gjërat më bazike,” – u shpreh ekspertja e punësimit, Eranda Ymerali.

Në vlera të lartë mbeten dhe fenomeni i braktisjes së shkollës. 8% e grupmoshës 6-14 vjeç do të jenë analfabet pa aftësitë bazë. Në fshatra ky problem është edhe më i theksuar.

Loading...