Të rinjtë e Prrenjas, mesazhe të rëndësishme kundër bullizmit(foto)

Të rinjtë e Prrenjasit ndanë mesazhe të rëndësishme ndaj fenomenit të bullizmit në shkolla.

Në kuadër të Ditës Kombëtare kundër Bullizmit në Sistemin Arsimor rreth 250 pjesëmarrës ishin pjesë e fushatës ndërgjegjësuese ku ndanë me bashkëmoshatarët e tyre mesazhe advokuese ndërsa Shërbimi Social Shtetëror ndau informacionin mbi rolin e rëndësishëm që ka ky institucion në bashkëpunim me të gjithë aktorët publik dhe jopublik në mbrojtjen e fëmijëve.

Projekti “Rini Aktive – Jo Dhunës” u mbështet nga Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor me financim nga Bashkimi Evropian dhe zbatim nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)./atsh

Loading...