Aktiviteti u zhvillua nga të rinjtë në prag të Krishtlindjes në Malin e Taraboshit, të cilët punuan afro dy muaj të mbështetur nga etërit katolikë.
Në Malin e Taraboshit në afërsi të Kishës së Shën Maria Magdalenës, besimtarët të organizuar nga Etërit Kapuçin punuan në ndërtimin e Betlehemit të gjallë.
Fra Gjon Shtjefni tha se “ne jemi munduar që të paraqesim pak a shumë historinë e Betlehemit, skenarë të cilët kanë qenë në vitet 0″.
“Lindja e Krishtit përjetohet në mënyra të ndryshme, por kjo mbetet ndër më të veçantat dhe origjinalet. Puna këtu ka zgjatur jo pak dhe janë angazhuar dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme nën drejtimin e Etërve Kapuçin. Zanati nuk trashëgohet nëse nuk ka të ardhme, nëse nuk ka rini, nëse nuk ka fëmijë. Prandaj ky është edhe një mesazh për kundër emigrimit të cilët nganjëherë është edhe i pavend, sepse keni mundësi, por doni një mundësi pa u djersit”, tha ai.
Më një skenografi të jashtëzakonshme, personazhe me një kostumografi si 2000 vite më parë, ndërtesa me gur, oxhaqe, tym dhe punë të përditshme si në kohën e lindjes së Krishti, thjesht Betlehemi duket i gjallë në Tarabosh.
Koha ishte rikthyer 2000 vite pas për të gjetur mishërimin e Krishti, por në një copë toke tjetër në Tarabosh të Shkodrës vendi ku krishterimi ka rrënjë në moshën e mbreti, Krishtit. /atsh





