Të rrezikuar nga ekstremizmi online, Britania: ‘Ujqërit e vetmuar’ janë një kërcënim i madh

Për sigurinë kombëtare britanike, ekstremizmi në mediat sociale paraqet rrezik po aq sa terrorizmi nga Afganistani ose Siria, ka paralajmëruar kreu i agjencisë së inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar.

“Terroristët me vetë-iniciativë” apo siç njihen ndryshe “ujqërit e vetmuar” mbeten një kërcënim më i madh sesa komplotet e kategorisë së 11 shtatorit ose sulmet “7/7″ të korrikut 2005 në Londër, tha shefi i Shërbimit të Inteligjencës MI5, Ken Mçallum në një intervistë për Times Radio.
Sipas tij, vetëm në katër vitet e fundit, MI5 dhe komanda e Policisë Metropolitane e Londrës kundër terrorizmit kanë shkatërruar 29 komplote të cilat ishin në fazat e fundit, përfshirë 10 nga ekstremistët e bardhë të ekstremit të djathtë.

Të dyshuarit kanë qenë kryesisht ata që janë radikalizuar online dhe në mesin e tyre ka pasur edhe të moshës 13 vjeçare, tha ai.

Ai kritikoi në veçanti Facebook-un për rregullat e enkriptimit duke thënë se “vendimet që merren në sallat e bordeve të Kalifornisë janë gjithnjë e më shumë të rëndësishme për aftësinë tonë për të bërë punët tona, sikurse vendimet e marra në Afganistan ose Siri”.

“Kjo përbën një rrezik real për ne”, tha ai.

“Puna jonë është që përshembull të merremi me një në një milion rast, ku dhoma e ndenjes është një dhomë e gjallë terroriste.Ata mund të jenë duke prodhuar një bombë, ose duke filmuar një video para komplotit shkatërrues që mund të jetë duke planifikuar”, tha Mçallum.

Megjithatë, ai tha se pajtohet me dëshirën e shefit të Facebook-ut për të “mbrojtur privatësinë”. “Absolutisht ne nuk duam të jetojmë në një shoqëri ku shteti ka një aparat fotografik në dhomën e ndenjes së të gjithëve”, tha ai./Rel

Loading...