Tè ruajmè atè pak dinjitet qè na ka mbetur!
Për shumë vite do vuajmë,
vlerat njerëzore që vetë kemi tretur,
të paktën tani të ruajmë,
atë pak dinjitet që na ka mbetur!
Për mos hapjen e bisedimeve,
me njeri-tjetrin do grihemi,
po për hirin e Zotit,
të paktën holandezéve mos u lëpihemi!
Tetë ministreshat tona,
morën iniciativën këtë herë,
dhe kurvëritë e pederastitë holandeze,
na e paraqesin si një super vlerë!
4Ministreshat e Rilindjes sonë,
me atë letër na turpëruan,
kur martesën brenda së njëjtës gjini,
si arritjen e shekullit e kanë përcaktuar!
Gratë tona të mençura,
këtë e quajnë një vepër të mirë,
po ajo është realisht,
një vepër e pistë dhe e ndyrë!
Me këto ritme holandezët,
çudira të tjera mund të promovojnë,
dhe martesën e njeriut me kafshët,
s’është çudi që ta ligjërojnë!
Burrat të martohen me një buçe,
dhe gratë me qén të seksit mashkullor,
dhe për lindjen e mostrave të shartimit,
Hollanda do të jetë promotor!
Qëllimi i letrës së zonjave tona,
që ka çuditur shumë nga ne,
është që Hollanda të ndryshojë mëndje,
për pranimin e vendit tonë në BE!.
Po këto janë veprime foshnjarake,
të imponuar këtë herë,
që martesat gay dhe abortin,
t’i quajmë dy qasje me vlerë!.
Këta tanët thonë vend e pa vend,
se si amerikanët besojnë në Zot,
ndaj hymnyzimi i pederastisë holandeze,
këtë betim e bën nul edhe kot!.
Holandezët kundra nesh janë të betuar,
dhe për korrigjim s’lëvizin as gishtin,
ndaj ministreshat që letrën kanë shkruar,
fare më kot u’a fërkojnë bishtin!.
Hapen-apo s’hapen bisedimet,
nuk duhet të mallkojmë e të vajtojmë,
po reformat në të gjithë drejtimet,
dhe më fuqishëm duhet të vazhdojmë!.
Reformat nuk i bëjmë për BE-në,
siç kemi artikuluar gjithmonë,
Ylli ynë Polar ato do të jenë,
se ato na duhen ne për veten tonë!
A.DUKA