Presidenti amerikan, Donald Trump ditën e djeshme është nxjerrë papritu nga salla e konferencës së shtypit së Shtëpisë së Bardhë teksa po mbante një fjalim, pasi jashtë Shtëpisë së Bardhë kishet të shtë na me arm ë zja rri.
Ndërkohë mësohet nga mediat e huaja, se Presidenti Trump u kthye në sallë pas disa minutash, ndërsa u shpreh se një person ishte goditur me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital. Më tej ai shtoi se nga informacionet që kishte marrë, i dyshuari kishte qenë i armatosur.
“Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll. Por pati një goditje me armë dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person.”- tha Trump.
Sa i përket kësaj situate, korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman shkruante në Twitter, se gazetarët qëndruan në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos nën masa të larta sigurie.
“Ju u befasuat dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye para gazetarëve. Ai tha se ishte çuar në Zyrën Ovale, pasi u nxor nga salla e shtypit.