Nga Ilir Metaj:
Sot pashe “Lo chiamavano Trinita”. Po e shkruaj italisht titullin, sepse perkthimi shqip qe i ben digitalb eshte i shpifur ( Me quajne Trini).
Ishte mbase e 10 apo e 20 here qe e shoh ate film. Sikurse gjithe filmat e Bud Spencer dhe Terence Hill.
Pervecse bejne pjese te klasiket qe nuk me lodhin kurre, me japin edhe nostalgjine e femijerise.
Ishte feste per ne femijet e asaj kohe, kur Rai( zakonisht te henave) shfaqte filmat e tyre.
Nje atmosfere pozitive qe e perjetonte gjithe familja, edhe te rriturit.
Ishin si nje ere e fresket, simbol i nevojes se deshperuar qe kishin njerezit ato kohe per te dale nga hallet e veshtiresite e perditshme.
Te shihnin sesi e mira e zhdepte fort te keqen.
Sesi grushtat shperndaheshin lart e poshte, po asnje pike gjak nuk shfaqej diku.
Batutat pikante, kolonat zanore te paperseritshme, “dhuna” pa dhune, dashuria per shokun, respekti per me te dobtin…
Do u sugjeroja te gjithe prinderve, te shohin bashkerisht me femijet filmat e Bud Spencer e Terence Hill, sesa portokallite, telenovelat apo lloj-lloj filmash ku gjaku sperkat ekranin dhe tema e filmit mungon ndersa dialogjet jane felliqesira.
Te shohesh filmat e Bud dhe Terence, eshte po aq edukative sa te lexosh klasiket e letersise.
“Të shohësh filmat e Bud dhe Terence, është po aq edukative sa të lexosh klasikët e letërsisë”
Loading...