Të shtëna me ar.më mes dy makinave pranë QSUT-së

Të shtëna me ar.më në kryeqytet. Fillimisht një qytetar informoi “BalkanWeb” se ka pasur të shtëna me ar.më në rrugën e “Dibrës” pranë QSUT-së dhe forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ka pasur të shtëna por nuk ka persona të lënduar. Mësohet se është që.lluar me ar.më zjarri mes 2 makinash në lëvizje. Policia po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur ar.mët. Po kështu janë ngritur postblloqe për evidentimin e personave të dyshimtë.

Të shtënat kanë shkaktuar panik tek qytetarët duke qenë një zonë me lëvizje të shumta edhe në orët e darkës. Policia nuk ka reaguar ende zyrtarisht për ngjarjen./Balkanweb

Loading...