Të shtëna me armë në bankë , 5 të vdekur

Të paktën 5 persona kanë vdekur nga të shtënat me armë në brendësi të një banke në Sebring, të Floridës në SHBA. Policia lokale bëri me dije se ka mundur të arrestojë autorin, një djalë 21 vjeç.

Bëhet me dije se pasi kishte hapur zjarr autori kishte marrë peng edhe disa persona, të liruar më pas nga policia. Mediat lokale e cilësuan ngjarjen si një tentativë për grabitje, por që përfundoi keq.

Mediat vendase raportojnë gjithashtu se agresori kishte hyrë rreth pasdites së djeshme në një nga filialet e bankës Sun Trust dhe ka hapur zjarr me qëllim për të grabitur.

(BalkanWeb)

Loading...