Të shtëna me armë kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Lezhë, ku dy persona kanë humbur jetën.
Të shtënat kanë ndodhur në zonën Lalm i Vjetër të Lezhës, një zonë e thellë malore dhe ka mungesë të infrastrukturës rrugore, ku edhe pse vetëm 50 kilometra larg qytetit të Lezhës koha për të shkuar policia është e konsiderueshme.
Policia ka gjetur të pajetë shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Njoftimi i policise
Lezhë/Informacion paraprak
Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.