Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 5 të plagosur

Pesë persona mbetën të plagosur me armë zjarri në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet lokale raportojnë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në zonën e Overtown, në një dyqan pijesh alkoolike.

Po ashtu mediat e huaja bëjnë me dije se agresori pak pas sulmit ka mundur të largohet. Mësohet se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...