Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset rëndë 30-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së re të Bunës, ndërsa nuk dihen enden shkaqet e plagosjes.

Nga të dhënat e para, raportohet se ka mbetur i plagosur 30-vjeçari Gëzim Bici, i cili ndodhet në reanimacion, pasi ka marrë plumba në qafë dhe dorë.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve të kësaj plagosjeje.

Loading...