Të shtënat me ar.më në Velipojë, po.licia: Ja ç’ndodhi mes të rinjve

Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Velipojë, ku u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga dy shtetas që tentuan të vrisni me armë zjarri dy shtetas të tjerë.

Shpallet në kërkim njëri prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme se në afërsi të një lokali në Velipojë ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës u bë e mundur kapja e dy shtetaseve dhe shoqërimi i tyre në ambientet e Policisë, së bashku me automjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P. 28 vjeç, banues në Shkodër dhe A. F. 30 vjeç, banues ne fshatin Rec, Velipojë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta shtetas, pas ngjarjes, janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë së DVP Shkodër. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të shtetasit F. P.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë konfliktit, shtetasi I. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e shtetasit F. P., me të cilin po largoheshin të dy autorët. Ndërsa shtetasi G. M. është lënduar lehtë në këmbë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. H., për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Loading...