Të shtënat me armë zjarri në vendin tonë

Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku mbrëmë u regjistruan të shtëna me armë zjarri në afërsi të një lokali.

Burime jo zyrtare bënë me dije se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” rreth orës 23:00.
Dyshohet se lokali ka qenë i hapur deri në orët e vona edhe pse është e ndaluar pas orës 20:00.

Menjëherë forca të shumta policore rrethuan zonën ku u raportua për të shtënat, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk u raportua për të plagosur.

Loading...