Të shtënat që alarmuan Sarandën/ I riu po luante me pistoletë brenda makinës, arma kreu qitje të pavullnetshme

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe rrethoi një automjet tip BMW.

“Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit,” njoftoi Policia e Shtetit.

Argjirolajm.net raporton se i arrestuari është Klaudio Qendro, 23 vjeç, banues në Delvinë, i arrestuar në nëntor të vitit 2021 për “vjedhje me dhunë” të një dyqani.

Loading...