Grupi hetimor ka arritur në përfundimin se 49-vjeçarja Lirie Xhepa, trupi i së cilës u gjet i dhunuar dhe me 3 plumba në kokë në një masiv shkurresh në liqenin e Shkozës, është vrarë me shumë gjasë nga kunati i saj Dashamir Xhepa.
Forcat e rendit të Komisariatit Nr.6 në Kombinat kanë shpallur në kërkim kunatin e viktimës, i cili dyshohet se e ka ekzekutuar Lirien pas një konflikti.
Gjatë kontrollit në banesë, policia nuk e ka gjetur aty kuantin e viktimës.
Uniformat Blu po hetojnë në disa pista, ku nuk përjashtohet edhe një lidhje intime mes Lirie Xhepës dhe kunatit të saj që dyshohet si autori i ngjarjes.
Edhe “Panorama” raporton se vrasësi dhe viktima kanë pasur një marrëdhënie intime, që ka përfunduar me ekzekutimin e saj, pasi 49-vjeçarja i kishte kërkuar kunatit të ndaheshin.
Ndërkohë në polici deri më tani janë shoqëruar rreth 20 persona, në mes të tyre edhe shumë familjarë.
Trupi i 49-vjeçares pasi u gjet nga banorët e zonës ku edhe ajo jetonte u dërgua nga mjekët që kryen ekspertizën në vendngjarje dhe policia në morgun e Tiranës, ku ishte djali i vogël i saj që identifikoi nënën e shpërfytyruar nga xhaxhai i tij.
Mësohet se Lire Xhepa është nëna e 4 djemve, dy prej të cilëve jetojnë në emigrim.
Ndërkohë, ajo jetonte me djalin e vogël në një banesë dykatëshe, ndërsa një tjetër fëmijë aktualisht ndodhet në burg.
Viktima merrej me blegtori, dhe së fundmi kishte nisur punë pranë një fabrike këpucësh.
Policia po vazhdon punimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.