Të tre kapur përdore përcjellin mes dhimbjesh babain dhe bashkëshortin Gjergj xhuvani

Gjergj Xhuvani, një nga regjisorët më të shquar shqiptar, u përcoll këtë të martë për në banesën e fundit.

Regjisori ndërroi jetë në Romë të Italisë, 6 ditë më parë nga një sëmundje e rëndë, në moshën 56-vjeçare.

Në ceremoni ishte edhe i biri i tij, Konstandin Xhuvani, i cili doli me leje të posaçme nga burgu ku po vuan dënimin me 35 vite për vrasje të katërfishtë.

Foto mjaft të ndjera janë ato të përcjelljes për në banesën e fundit. Bashkëshortja e Xhuvanit, aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani, e kapur dorë për dore me të bijën dhe djalin.

Konstandin Xhuvani qëndron me pranga në duar, me një oficer policie.

Gjergj Xhuvani u shua para kohe duke lënë një zbrazëti të madhe në kinematografinë shqiptare.

Pinjoll i një familjeje të njohur, i biri i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani, ai u bë përfaqësuesi më i mirë i një brezi të ri kineastësh. Ka realizuar dhjetëra filma. Shumë prej tyre kanë trofe

Loading...