Quhej Alec Smith-Holt, i riu amerikan, i cili vuante nga diabeti i tipit 1 dhe që humbi jetën në vitin 2017 pasi nuk kishte para për të blerë insulinë, e cila është thelbësore për mbijetesën e tij.
Në SHBA, sigurimet e prindërve mbulojnë shpenzimet shëndetësore deri në ditëlindjen e 26-të dhe që nga ajo moshë, i riu duhet të kujdesej vetë për shpenzimet.
Por për kë është i varfër, për të përballuar kurimin duhet mrekulli. Kështu Alec, nisi ti raciononte dozat e insulinës, në mënyrë që të mjekohej sa më gjatë.
Por nga viti 2012 deri në 2016 çmimi i ilaçit u rrit nga 99 deri në 120%, duke e bërë të papërballueshme për Alec përballimin e shpenzimeve.
Kështu që në një muaj Alec i duheshin deri në 1300 dollarë në muaj vetëm për insulinë. Dhe Alec këtë gjë nuk e përballonte dot, duke bërë që të gjejë vd.ekjen.
Historia e tij u tregua në mediat amerikane nga nëna e tij Nicole Smith-Holt, duke thënë se gjithçka ndodhte pasi nuk mund të blinte dot insulinë.
Lidhur me këtë rast senatori Bernie Sanders nga Vermont, kërkoi nisjen e hetimeve.