Një shtetas shqiptar i identifikuar si Trisas u vra herët këtë të premte në një zonë rezidenciale në rrugën León Febres-Cordero, sektori La Aurora të Spanjës.
Krimi u regjistrua në orën 05:00 dhe, sipas raporteve të para, rojet ishin nënshtruar nga burra të armatosur që më vonë mbërritën në shtëpinë ku jetonte i huaji.
Vrasësit ishin veshur si policë, tha prokurori Walter Jaramillo.
Viktima mori të paktën gjashtë të shtëna pushke, shtoi zyrtari.
I ndjeri sipas mediave spanjolle ka histori të shkuar kriminale, pasi ka qenë në burg deri vitin e kaluar dhe ishte i dyshuar për vdekjen e një shqiptari tjetër.
Mediat spanjolle nuk japin detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.
Loading...