Tea reagon për herë të parë: Burrat e vërtetë nuk i ofendojnë femrat

Tani është e konfirmuar nga vetë çifti Tea- Beart që nuk janë bashkë dhe pas kësaj, të dy ata po i dedikojnë njëri-tjetrit pastime që tregojnë shkakun e ndarjes.
Dje Bearti tha se është ndarë me Tean dhe postoi një shprehje ku shkruhej se ai nuk dëshironte të debatonte me njerëz negativë, që dëgjojnë çfarë duan dhe dëgjojnë vetëm për tu përgjigjur.

Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe kështu e ka thumbuar ish-partnerin.
Ndërkohë Tea ka ndarë një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë.

Loading...