Pjesët më të njohura solistike, orkestrale, dhe korale nga operat dhe baletet që kanë përbërë produksionet dhe njëherësh premierat kryesore në dy vitet e fundit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u prezantuan për artdashësit kryeqytetas.
Aria e famshme “Habanera” nga opera “Carmen” e interpretuar nga mexsopranoja Vikena Kamenica dhe këngëtarja e njohur Kamela Islamaj në fillim të koncertit bënë për vete qytetarë të shumtë të cilët ndoqën këtë event të veçantë të Operas dhe Baletit.
‘Nessun dorma”, një tjetër arie e njohur nga opera “Turandot” u ngjitë në skenë tenori Armaldo Kllogjeri dhe këngëtari i njohur i rokut Eugent Bueshpepa.
Nuk munguan arie nga“Carmen” e më tej, arie nga “Berberi i Seviljes”, ‘Il Trovatore”, “Turandot”, “La Traviata”, opereta “Lakuriqi i Natës”. Ndërsa, orchestra nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi qëndronte në skenën e improvizuar në shesh gjatë gjithë kohës, përpos këngëtarëve shoqëroi me pjesë klasike edhe trupa e baletit, që riktheu në atmosferën e “Arrëthyesit” me vallen spanjolle, kineze, arabe dhe ruse.
“Grand Gala Opera Opening Countdoen” do të vijoi edhe mbrëmjen e të shtunës me “Opera-Folk” ku do të prezantoj jo vetëm repertor klasik, por edhe këngë nga muzika e traditës së lehtë dhe asaj botërore./atsh