Nga Elma Doresi.
Teatri na bashkoj…
Teatri na ndau….
U desh të hidhej tema : Të shëmbet apo jo Teatri që publiku të na njihte në të vërtetë përtej fasadës së një koncepti apo kostumit të karakterit.
U sulën të gjithë, me kuç e me maç do të thonte populli duke analizuar se si duhej një Teatër Kombëtar. Madje dhe ata që nuk luajtën kurrë tek ajo skenë, edhe ata që nuk kanë parë kurrë një shfaqje tek ajo skenë njëzëri thanë : Duam Teatër modern.
Këtu mora forcë e thashë : Po kur Teatri po shahet prej tyre, pse mos ta mbroj unë që të paktën e kam prekur artistikisht atë skenë?!
Kolegët e mi, nëse do kishin qënë të vëmëndshëm në historinë e Teatrit, do të mësonin se edhe rrymëzat e modernizimit në teatër, mbeten thjesht rrymëza dhe njerëzit u kthyen sërish tek klasikja.
Kolegët e mi, duhet të kishin mësuar të paktën se çfarë është Teatri, çfarë është qendra kulturore, çfarë ështe një pallat sporti etj.
Kaq gjë, duhet ta kishin mėsuar.
Kolegët e mi, u joshën nga…… fasada.
Njësoj si të shohësh një femër të bukur e të insistosh që ajo ka vlera aktoriale pa e njohur aspak.
Mu kujtua një koleg.
I dëshpëruar më kërkoj ndihmë se i duhej një vajzë e re, e bukur, për aktore.
E pyeta se për çfarë roli, të më jepte disa të dhëna nga karakteri i personazhit që të kisha mundësi të adresoja dikë.
” Më duhet e bukur. E re. Kaq mjafton”.
E mbetur disi pa fjalë përball kolegut të plakur tashmë, shumë të plakur, dhe aspak profesionist i them një emër.
Ai se kishte parë kurrë atë në skenë, por unë e pash atë teksa i vërshuan jargët, shumë jargë. Dhe filloj të përsëriste një fjali, të vetmen :
– Ma sillni. Ma sillni. Ma sillni.
Gati gati filloj të prishej me imazhin e saj.
U çova nga aty dhe telefonova aktoren duke i thënë : Ok, unë të sygjerova dhe unë të ndaloj. Ai nuk kërkonte aktore.
Kështu dhe godina.
Ju nuk po kërkoni Teatër.
Ju thjesht po përpiqeni të plotësoni egon e dikujt tjetër kjo sepse…. të gjithë besojmë e dimë arsyen.
Ju thoni se nuk keni parë në botë teatër me myk. Unë po. Kam parë Teatrin Shqiptar. E këtu është faj i drejtuesve ndër vite, i kryetarëve ndër vite, i qeveritarëve ndër vite.
Ku ishit ju kur kolegët tuaj, por edhe ne më të vegjëlit punonim tek ai myk?
Sot ju vjen keq për kolegët, po kur ishte koha askush nga ju nuk ngriti zërin për ta. Sot ju luani me emrat e tyre, por nuk u bëtë kurrë zëri i tyre kur ata kishin nevojë.
Sot thoni se ju dhimbsen…por unë mendoj se ju dhimbset vetja më shumë dhe ajo që dëshironi të vazhdoni të keni.
Duam Teatër të ri, për të realizuar produksione të mėdha thoni ju.
Pallavra.
Çfarë lidhje ka godina me produksionet e mëdha? Daleni se harruat produksionet e mëdha ku ju vetë keni shkruar për to?!
Shpresova shumë për reflektim nga ana juaj. Shumé. Por jo, ju vazhdoni thellë e më thellë duke u zhytur në diçka inekzistente, përball një 3D.
Pastaj kaloni në krahun e viktimizimit duke sedërtuar këto që mendon ndryshe nga ju që tju respektohet mendimi. Por harroni se ky nuk është mendimi juaj për dreq, ju thjesht jeni mbështetës të mendimit të dikujt tjetër.
Pyetjes se a kemi parë një Teatër me myk do u përgjigjem unë me pyetje :
A keni parë Teatër Kombëtar me restorant brënda?
Unë jo. Po ju a keni parë?
Na është shfaqur një projekt ide.
Disa studio me xhama ku njerëzit edhe mund tju shikojnë se si punoni.
Për ata që do punojnë flas aty, sepse qeveria nuk e di që shumica e provave bëhen në baret përreth. Apo mos më keq, si do punoni ju me shishet e alkolit që diku fshehtas apo diku hapur i mbani gjatë provave.
Apo do justifikoheni se këto gota janë të rolit.
Ende sot kur më thotë dikush eja të pimë një gotë më rrënqethet mishi..ju e dini pse.
Pastaj teknikisht, ju e dini se xhami do të sjellë shumë temperatura të nxehta apo anasjelltas e se do të jetë shumë i vështirë që ambjenti të ftohet apo të ngrohet.
Për skenën nuk ju pyes.
E di që se keni parë se e pohoni vetë se keni paré fasadën. Mjerim ky deklarim i juaji.
Si nuk ngritët zërin për ato që ju takon?
Të paktën për fasadë, se ja keni marr dorën fasadave.
Personalisht dua jo 1 por 10 teatro të rinj.
Personalisht dua struktura të brëndshme në teatro (aktor/ regjisor)
Personalisht dua rritje pagesash te aktoreve perfshire ketu edhe ne rrethe.
Personalisht dua shperblim per figurat artistike ne cdo sezon. Quhet motivim.
Personalsht dua parking per stafin artistik. Aktoret dalin te lodhur, te djeresitur nga provat apo shfaqjet.
Personalisht dua uje ne Teater. Sa kerkese idjote mund te duket kjo sot?
Por mua me kane ikur me grimin e shfaqjes aktoret ne shtepi nga prova gjenerale.
Personalisht dua nje super ndriçim qe te me zgjas deri ne diten e fundit te shfaqjes e jo tre ditet e para.
Personalisht dua nje skene me thellesi, me lartesi, me grope skenike, me xhepa skenash, me dhoma aktoresh.
Dua nje palester per te punuar mizanskenimin.
Dua nje godine te ngrohte, te ftohte, me aspirim.
Ah, dua dhe nje makineri uji. Kurre nuk pash nje Drejtues teatri qe te sjelli ujin gjate provave. Minimalja.
Personalisht dua konkurse te hapura jo perzgjedhje partiake.
Dua te rrine ne pune ata qe punojne per artin jo per partine.
Me pak fjalë, dua Teatrin Kombetar te shembet e te rindertohet siç eshte.
Dhe, ti rikthehet kati i trete i llozhave dhe salla e vogel e tij ku mund te kalojne shfaqjet e repertorit.
Njera parti e quajti Teatri i Komedise, tjetra Teatri Eksperimental.
Merrja Prekes e jepja Lekes.
Jo shok, eshte salle e Teatrit Kombetar e ti rikthehet te zotit.
Turbina le te behet Teatri Eksperimental, e Teatri i ri do te rrinte shume bukur ne bulevardin e ri.
Ja keto dua une personalisht nese do me pyeste njeri.
Teatri na bashkoj, por edhe na ndau. Sepse ju doni fasaden, ndersa une dua shtepine e artistit, skenen.
Ah, do doja dhe kolege te guximshem ne rradhe te pare per veten e tyre.





