Pesë persona mbeten të vdekur dhe 21 të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Teksas, SHBA.
Ata u qëlluan me armë zjarri nga automjeti i tyre drejt kalimtarëve dhe makinave të tjera pranë një qendre tregtare në Odessa.
CNN raportoi se gjithçka nisi pasi drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia në një ndalesë për qarkullimin rrugor.
Mes 21 të plagosurve edhe 3 efektivë policie.
Në një konferencë për mediat zyrtarë të policisë në Odessa thanë se numri i viktimave është 5, ndërsa një nga autorët është vrarë nga policia që është kundërpërgjigjur.
Po hetohet nëse ka pasur një autor të dytë.
Ngjarja e rëndë ndodh disa javë pas masakrës në El Paso, Teksas dhe Ohio ku mbi 20 persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.