Telefonata, kërcënime dhe ofendime të vazhdueshme/ Gruaja tregon kërkesat e ish-bashkëshortit: ‘Edhe në banjë të jesh, hape telefonin’

Pas përfundimit të martesës së parë për të filluar një dashuri dhe familje të re me Altinin, Daniela vazhdon të shqetësohet nga ish-bashkëshorti i saj.

Telefonata, kërcënime dhe ofendime të vazhdueshme janë shkaku pse Altini e ka sjellë atë në “Shihemi në Gjyq”.

Gjatë kësaj rubrike të emisionit të njohur të Tv Klan, “E diela shqiptare”, Altini shpjegoi se nga martesa e parë Daniela ka një djalë, që ish-bashkëshorti e saj e takon. Por ai nuk respekton kontratën dhe as marrëveshjen e tyre duke bërë edhe kërkesa të paimagjinueshme.

Altin: Ka datën e caktuar për të ardhur për të marrë fëmijën. Unë kam qenë ai që e ka prishur kontratën se kam fëmijë vetë sot. I kam thënë “e ke të shtunën, hajde merre të premten” dhe “mbaje jo një vit, po dy vjet ti ose hajde mbaje katër muaj ti, katër muaj Daniela”. Kam qenë aq shpirtmirë, i kam thënë “të mori malli sot, hajde merre sot, nuk dua të ma shqetësosh gruan”.

Ardit Gjebrea: Si e shqetëson ai?

Altin: E shqetëson me telefonatë, e shan nga mamaja. Kur bashkëshortja ime më thotë pas tre ditëve që më ka sharë…

Daniela: Nuk ta kam thënë për arsye se nuk dua t’ju shikoj në zënie e sipër se jeni meshkuj, nuk dua të prish familjen.

Altin: Nuk më vjen mirë, nëse është burrë të vijë të ma thojë mua në sy, mos të merret me gruan time. Unë ia kam prerë gjërat sy për sy, jo pas krahëve.

Eni Çobani: Cili është problemi që ka ai?

Daniela: Problemi është se ish-burri im më merr në telefon: “dua të flas me djalin”. Nxjerr djalin, edhe pse s’e kam detyrë, mund të jem duke u marrë me vajzën se e kam të vogël 6-muajshe, e martuar jam, ai ka nevojë për mua, djali ka nevojë për mua, ai thotë: ”hape në momentin që të marr unë. Edhe në banjë të jesh, dua që ta hapësh”. Këtë gjë unë nuk e lejoj. I kam thënë “nuk e gjeta momentin tani, do të të marr në një moment që të jem e lirë”.

Eni Çobani: Si, si? Edhe në banjë t’i hapësh telefonin zotërisë?

Daniela: “Edhe në banjë hape telefonin, kudo që të jetë”, thotë ai.

Loading...