Temperatura rekord në Greqi, në zonat qendrore termometri shkon në 47 gradë

Temperatura rekord gjatë gjithë javës në Greqi, duke arritur në shumë zona qendrore në 47 gradë. Vala e nxehtë që ka god itur gjithë vendin, akoma dhe zonat malore që nga fundjava pritet të zgjatë gjatë gjithë kësaj jave, duke arritur temperatura rekord të 40 viteve të fundit, theksojnë mateorologët grekë.
Fenomeni tepër i rrezikshëm ka shkaktuar shqetësim të lartë, qeveria greke është në gatishmëri të aktivizimit të situatës së jashtëzakonshme, ndërsa për sot dhe deri të enjten ka udhëzim të posaçëm për ndalimin e punës nga punëtorë që janë të ekspozuar në ambiente të jashtme, si në sektorin publik ashtu dhe privat, duke u fokusuar kryesisht në orarin 12.00-16.00.
Në gatishmëri edhe zjarrfikësit, pas alarmit të meteorologëve për kushte favorizuese të zjarreve masive. Ditët e fundit Greqia ka pasur mbi 50 vatra zjarri si në pjesën kontinentale ashtu dhe në ishujt e vendit.

Banorët dhe turistët e vendit kanë pushtuar plazhet, në kërkim të freskisë, ndërsa në qendrën turistike të Athinës shkrin asfalti nga orët e para të ditës. Moti i nxehtë pritet të bëjë një “pushim” të vogël në fundjavën e ardhshme, duke u rikthyer sërish nga java tjetër, por pa të njëjtin intensitet.

Ministria e Energjetikës së vendit bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të pajisjeve elektronike, kursim të energjisë dhe jo shpërdorim, për të shmangur blackout.

Loading...