Agjencia për zhvillim ekonomik e Gjermanisë dhe Banka gjermane që lëvron fondet (KFW) ka realizuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e Landfillit të mbetjeve në Vlorë ku morën pjesë firma të huaja dhe shqiptare.
Tenderi është menaxhuar nga KFW, e cila ka nxjerrë dhe fituesit që janë dy shoqëri një shqiptare dhe një italiane ITS dhe Burfalo.
Përfitues i investimit është bashkia Vlorë.
Ndërtimi i landfillit të Vlorës do të realizohet më fonde të Bankës Gjermane dhe jo shqiptare.
Një ditë më parë Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp ku akuzoi se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë landfillin e Vlorës Klodian Zotos, por tenderi është hapur nga KFW dhe nuk investohet asnjë lek nga buxheti i shtetit.
Kjo gjë është pasqyruar dhe në faqen e Fondit Gjerman të Investimit menaxhuar nga Banka Gjermane.
Banka gjermane mbështet dhe financon programe dhe projekte që përfshijnë kryesisht aktorë të sektorit publik në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim dhe një ndër to është landfilli i Vlorës.