Kosova në unison vijon të jetë kundra performimit të këngëtarit serb Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë. Këtë të shtunë, një thirrje e fortë publike për kryeministrin Edi Rama ka ardhur nga tenori i njohur, Ramë Lahaj.
Përmes rrjeteve sociale, Lahaj publikon një foto të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me Bregovic, duke e sfiduar të parin: “Tregohu burrë një herë në jetë e mos na lëndo më shumë”.
“Shipnise? nuk i ka hije me bo dasmë me dajre
Ja mesazhi i plotë:
“Z. @ediramaal po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovarëve: anulo Goran Bregoviqin!
Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serbë për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’jenë në Shqipni për të festuar në festën e birrës. Zgjidh kë të duash nga artistët me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë kolegët pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tonë të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep.
Tregohu burrë nji herë në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse!
E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serbë me kangët e Goranit na i ka përmys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i raftë kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’madh e t’vogël aty na ka. T’parët!
Thuaj jo Bregoviqit, z.Kryeministër! Shipnisë nuk i ka hije me bo dasëm me dajre t’çetnikëve”.