Ndërsa fliste në Kunvend ministrja Etilda Gjonaj një moment tensioni është regjistruar në sallën e Kuvendit mes deputetëve të opozitës parlamentare.
Ralf Gjoni është fiksuar të ketë një debat verbal me Halit Valterin.
Në video duket kur ndërhyn deputeti Arlind Çaçani, që e ka prekur me dorë në nofull Valterin dhe t’ja kthejë kokën në anën e kundërt këtij të fundit me Gjonin.
Ndërsa Myslim Murrizi e tërheq nga krahu dhe e largon Gjonin nga vendi ku ishte ulur Valteri
Nuk dihen ende arsyet pse janë konfliktuar deputetët ndërkohë që kohët e fundit janë vënë re tensione mes tyre.
Pas incidentit, Valteri mori fjalën në foltore dhe i bëri një apel ministres Manastirliu: Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj lloj idioti dhe lloj lloj halabaku që nuk dinë se ca flet.