Tensione dhe debate në parlament, deputetet e opozitës bllokojnë foltoren

Me tension e debate është shoqëruar fjala e nën/kryetarit të Kuvendit, Myslim Murrizi sot në seancë plenare, ndërsa seanca u ndërpre për pak caste.

Shkak është bërë reagimi i deputetëve të opozitës, pasi kryesuesja e seancës, deputetja e PS, Vasilika Hysi nuk i ka dhënë fjalën deputetit Myslim Murrizi.

“Nuk më thua ti kur flas, harroje, më jep fjalën,” iu drejtua Murrizi, nënkryetares Hysi, e cila në përgjigje kërkoi prej tij të respektojë etikën.

Pas kësaj, deputetë të tjerë, kanë bllokuar foltoren.

Loading...