Tensione në kampin e MEK, 70 urdhër-arreste

Ditën e sotme (20 qershor), Policia e Shtetit ka kryer kontrolle në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Mësohet se po zhvillohen kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë etj.

Operacioni drejtohet nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Sakaq në hyrje të kampit raportohet për tensione, ku anëtarë të MEK po protestojnë ndaj situatës së krijuar brenda kampit nga kontrollet policore, ndërsa pretendojnë se ka mbetur i vdekur një muxhahedin, kurse disa të tjerë janë plagosur, por policia e mohon diçka të tillë.

Kjo e fundit, pritet të dalë në një reagim për shtyp pak më vonë në lidhje me kërkimet në këtë kamp si edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe bluve.

11:55- Kontrollet e policisë në Manzë, flet njëri prej banorëve të kampit: Erdhën pa paralajmërim, nuk ka njerëz të rrezikshëm
Njëri prej banorëve muxhahedinë të kampit Ashraf 3 në Manzë ka folur për mediet dhe tha se policia ka shkuar pa asnjë lajmërim duke përdorur gaz lotsjellës.

Ndërsa pretendimin se policia kishte informacione për një person të rrezikshëm brenda kampit, banori e ka mohuar.

“Ne muxhahedinët nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë. Jemi opozitarët e vendit. Në demonstratën e fundit diktatori ka vrarë më shumë se 800 iranianë. Policia me qindra makina u fut brenda pa asnjë njoftim. Pse sulmon në kampin tonë? Çfarë veprimi kemi bërë. Ne jemi muxhahedinë, jemi refugjatë. Ata përdorën gaz lotsjellës. Vëllezërit tanë ishin të sëmurë. Disa janë të plagosur, një muxhahedin është vrarë”, tha banori.

“Asnjë paralajmërim për kontrollet. Ne jemi refugjatë. Nuk na treguan as leje, as urdhër. Nuk ka njerëz të rrezikshëm në kamp. Sot është përvjetori i rezistencës iraniane. Ata në këtë ditë sulmuan”, shtoi ai.

Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrollit pas një urdhri nga Gjykata e Lartë.

Mësohet se ka tensione në hyrje të kampit, ku anëtarë të MEK po protestojnë ndaj situatës së krijuar brenda kampit nga kontrollet policore, ndërsa pretendojnë se ka mbetur i vdekur një muxhahedin, kurse disa të tjerë janë plagosur, por policia e mohon diçka të tillë.

Drejtori i shtypit në AShraf, Shahriar Kia tha për Tch: Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit.

Policia është duke zhvilluar një operacion kërkimor në kampin e MEK në Manzë pas urdhrit të GJKKO-së.

Në një reagim për mediat, Policia konfirmoi operacionin, ndërsa nuk dha detaje në lidhje me shkakun.

Policia pritet të dalë në një reagim për shtyp pak më vonë në lidhje me kërkimet në këtë kamp si edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe bluve.

09:46- Policia bastis kampin e MEK në Manzë, a është konsultuar qeveria me amerikanët?
Policia e Shtetit zhvilloi sot një kontroll të gjerë në kampin e Muxhahedinëve të MEK në Manzë të Durrësit pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Tiranës.

Policia bëri me dije në një reagim të mëvonshëm se kontrolli po kryhet me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO-së, por nuk thotë shkakun e kontrolleve duke theksuar se për gjithçka do të dilet në një reagim të mëvonshëm, i cili nevojitet pasi bëhet fjalë për një vendim të rendësishëm, i cili ndodh pak javë para Samitit vjetor të muxhahedinëve të MEK në Tiranë, të cilët kanë ardhur në Shqipëri me kërkesë të Departamentit të Shtetit.

“Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij”, njofton policia.

Nuk dihet ende nëse shteti shqiptar është konsultuar apo jo me ambasadën amerikane në Tiranë për këtë ndërhyrje në kampin e MEK si edhe qëllimet finale të saj.

Shkaku i ndërhyrjes dhe arsyetimi i shtetit shqiptar duket se do të jetë faktori që do të ndikojë edhe reagimin apo jo të amerikanëve në lidhje me çfarë po ndodh tani në kampin e MEK.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

09:31 – Me blinda dhe forca speciale, policia në kampin e MEK në Manzë pas urdhrit të GJKKO-së
Policia e shtetit po kryen këtë të martë kontrolle në kampin muxhahedin në Manzë të Durrësit.

Policia po ekzekuton një urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

Njoftimi i Policisë

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.

Si u strehuan në Shqipëri muxhahedinët?

Muxhahedinët u morën nën mbrojtjen e SHBA-ve pas ndërhyrjes së tyre të armatosur në Irak në vitin 2003 dhe mbështetjes që ata u dhanë operacioneve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër terrorizmit

Pasi ushtria e SHBA-ve mori në kontroll gjithë territorin, ky grupim filloi zhvendosjen nga kampi i krijuar në Irak. Në vitin 2013, qeveria shqiptare ra dakord me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik.

Rotacioni i pushtetit nga qeveria e PD-së tek PS nuk e ndryshoi marrëveshjen e arritur më 2013 për pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin një numër rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf” në zonën e Manzës në periferi të Tiranës. Këtë hap të tij, në reagimet publike, Rama e konsideroi si një vendim humanitar dhe jo politik.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës mendohet se është 3500.

Si qeveria e PD, ashtu edhe ajo e PS, kanë ofruar shumë pak informacion në lidhje me marrëveshjen me SHBA dhe numrin e saktë të muxhahedinëve të strehuar në Tiranë.

Por kush janë muxhahedinët?

Në Iran janë të shpallur si grup terrorist dhe të padëshiruar, ndërsa kanë mbështetjen e SHBA dhe të Perëndimit.

Ishte viti 1965 kur u krijua ky grupim dhe që në fillimet e tyre e deri në vitin 70’ kanë qenë në opozitë me ish liderin e Iranit Mohammad Reza Shah. Pas përmbysjes së regjimit të tij dhe triumfit të revolucionit islamik, kjo organizatë sërish mbeti në opozitë, dhe u shpall si “terroriste” nga Ajetullahu Ruhollah Homeini. Kjo bëri që të detyrohen të largohen nga vendi i tyre, ku një pjesë emigruan në Perëndim dhe një pjesë shumë e madhe u strehuan në Irak, ku ngritën kampin “Ashraf”.

Në Irak ata u përfshinë në organizimin e aksioneve terroriste dhe destabilizuese kundër regjimit iranian, të mbështetur nga diktatori Husein. Për këtë arsye ata u caktuan si organizatë terroriste nga shumë vende perëndimore përfshi edhe SHBA-të.

Pas konfliktit të SHBA-ve në Irak dhe hyrjes së ushtrisë amerikane në këtë vend për të rrëzuar regjimin e Sadam Husein, muxhahedinët iranianë dolën në krah të SHBA dhe ushtrive të NATO-s.

Për këtë arsye ata u morën në mbrojtje nga ushtria amerikane

/albeu.com/

Loading...