Pas tensioneve në Shkodër, ku militant të Partisë Demokratike i vunë flakën KZAZ-së numër 3 me qëllim djegjen e materialeve zgjedhore, në shenjë proteste se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë, ka reaguar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Përmes një postimi në rrjetet socialer Lleshaj deklaron se djegia e shkollës është një përpjekje e turpshme e përfaqsuesve të PD-së, ndërsa fton qytetarët e Shkodrës të distancohen, sipas tij, nga ky turp.
Reagimi i Lleshajt:
Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër.
Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.
Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron.
Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve.