Moderatorja Einxhel Shkira ka bërë një reagim në Instagramin e saj ku shfaqet mjaft e revoltuar por nuk dihet se cilit person i drejtohet.
Ky reagim shihet si një reagim drejtuar aktorit Donald Veshaj pasi ajo është përfshirë disa herë në trekëndëshin e dashurisë mes Donaldit, moderatores Bora Zemani dhe këngëtares Beatrix Ramosja.
“Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që s’din të lexojnë por as nuk kuptojnë kur flet dhe thjesht replikojnë si të verbër prej bindjeve të tyre absurde!! Ku mbeti logjika? Ehh!! Ishin kohë të arta kur ekzistonte dhe ajo mes nesh… Unë nuk gjykoj askënd si e bën jetën e vet, s’e kam bërë kurrë… përkundrazi Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, por jam un gjithmonë ajo që e bën gabim, apo jo?”, ka shkruar ajo.
Einxhel Shkira ishte një nga konkurentët më të komëntuara në ‘Big Brother VIP’ ku në shumë raste është bërë pjesë e debateve të forta. Ky reagim mund të shihet si një reagim për Donaldin pasi edhe brenda shtëpisë i është referuar aktorit si një njeri që sdi të lexojë.