Një refugjat algjerian është kapur nga policia e Tiranës pasi rezultoi se ka vjedhur rroba në një qendër tregtare të kryeqytetit.
Sipas të dhënave të policisë, ai është shtetasi me inicialet M.K., 26 vjeç. Ndër të tjera, refugjati rezulton të ketë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.
NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian M. K., 26 vjeç, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Vjedhja”, pasi ka vjedhur veshje në një qendër tregtare. Pas verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se ky shtetas ishte i papajisur me leje qëndrimi në Shqipëri
Loading...