Një 54-vjeçar shqiptar ka rënë pre e grabitjes nga një 23-vjeçar grek.
Greku i është vënë nga pas shqiptarit deri sa e ka ndaluar duke e goditur me duar dhe këmbë.
Më pas greku ka arritur të marrë nga shqiptari 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe më pas iku.
Mirëpo arratia e tij nuk ka zgjatur pasi shqiptari e kishte ndjekur duke e kapur dhe duke e mbajtur peng deri në mbërritjen e policisë.
Greku i akuzuar për grabitje është dërguar në prokurorinë e Plimmeliodiki Volos.
Loading...