Tentoi të kalonte Otranton me not, Eva Buzo tregon pse e ndërpreu aventurën e saj

Atletja shqiptare, Eva Buzo ka dhënë një deklaratë për mediat pas 28 orësh not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.

Buzo tha se është e kënaqur me rezultatin që ka arritur, si dhe theksoi se u mundua që të japë më të mirën.

“Jam shumë e kënaqur me rezultatet që kam arritur. U mundova që të jap më të mirën, ishte e vështirë. Noti ka vështirësitë e veta. Në këtë notim ishte e vështirë me erën dhe i thash vetes fillo që të notosh. Fillova ngadalë dhe mendova që kur të vinte darka do e kisha më shumë shpejtësi, por nuk ndodhi pasi u pickova nga një kandil dhe nuk e arrita qëllimin. I thashë edhe trajnerit çfarë po ndodhte, ishte edhe era, anijet e vogla vërdallë kishin efektin e tyre.
Eva tregon edhe çfarë ndikoi në mospërfundimin e garës

“Në fillim e kam nisur me ngadalë ecjen me not në det dhe kur të binte mbrëmja do kisha ecjen më te shpejte, por kjo nuk ndodhi pasi një kandil deti më goditi në krah dhe kjo ma uli ritmin e notimit, po ashtu dhe era apo anijet që lundronin aty ndikuan në ritmin e shpejtë të notimit. Kur nisa që të notoj gjatë darkës ka rënë një mjegull e dendur , po ashtu ajo kishte e efektin e saj në frymëmarrje, dhe të gjitha këto bën që të kishin efektin e vete për të mos përfunduar garën.”

E pyetur për lidhjen me Shqipërinë, ajo tregoi që ka gjyshin nga Shqipëria, dhe është një komunitet shumë i madh shqiptar, ndërsa ishte dashuria për traditat dhe dëshira që të bënte diçka për vendin e lindjes së gjyshit te saj, ishin shtysa kryesore në këtë rrugëtim.

Loading...