Tentoi të mb yste gruan me tel, arr estohet shqiptari në Itali

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi tentoi që të mbyste me tel gruan e tij italiane. Ngjarja u regjistrua në Genova të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shkak i sherrit që çoi në veprimin ekstrem të shqiptarit dyshohet se ka qenë xhelozia.
41-vjeçarja ka arritur të bindë në momentin e fundit shqiptarin që të hiqte dorë nga akti i rëndë.

Cifti prej kohësh kishte probleme, ndërsa ishin në proces divorci. Tashmë 47-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërsa akuzohet për tentativë vrasje.

Loading...