Tentoi të mbyste gruan me rrip, e pëson keq shqiptari në Zvicër

Gjykata e Lartë e kantonit të Bernit në Zvicër ka dënuar me 10 vjet burgim një shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili akuzohet se tentoi të vriste gruan e tij.

Gjykata e Lartë ashpërsoi me 2 vite e gjysmë dënimin e dhënë nga Gjyakata e Apelit për shqiptarin.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2021 në qytetin e Brugg.

Sipas dosjes hetimore, shqiptari ishte përpjekur ta vriste gruan e tij duke e mbytur me rrip.

Burri nuk e kishte pranuar aktgjykimin e Gjykatës Rajonale të Jura Seeland, por kishte ankimuar vendimin në Apel dhe më pas në gjykatën e Lartë, ku kjo e fundit ka rritur dënimin e dhënë ndaj tij.

Krahas dënimit me burg gjykata i ka caktuar shqiptarit një gjobë prej 4 mijë e 500 frangash (4 mijë e 700 euro), dëmshpërblim 1 mijë e 800 frangash (1 mijë e 887 euro) dhe 20 mijë franga (20 mijë e 969 euro) për bashkëshorten e tij.

Loading...