Një person ka tentuat të vetëdigjet mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se shtetasi B.G, 40-vjeç është lyer me benzinë dhe ka tentuar që të prishë namazin e faljes të Bajramit, që po mbahej në Sheshin Skëndërbej. Ai bëri thirrje: “S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë”.
Mësohet se fillimisht ai neutralizuar nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.